Google ADS

Kurti pret sot në takim liderët e partive politike

07:53 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.

Takimi pritet të zhvillohet nga ora 10:00,  teksa shumë prej liderëve të partive nuk zgjodhën të tregonin nëse do t’i përgjigjen apo jo kësaj ftese

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballe me koronavirusin, ku numri i të infektuarve deri tani ka arritur në 561, 102 të shëruar dhe 12 viktima.

Mbetet të shihet nëse liderët partiak do t’i përgjigjen apo jo kësaj ftese të Kurtit, duke marrë parasysh situatën politike të krijuar në vend, sidomos pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, me mocionin e ngritur nga LDK, parti kjo gjithashtu pjesë e kësaj qeverisje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme