Kryeministri Albin Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqin, së bashku me anëtarët e këtij Këshilli, transmeton arbresh.info.
Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe Aziz Bici, këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi.
Në takim u bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit, për të përmirësuar gjendjen e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore.
U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës.
Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse./arbresh.info/
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...