Kurti pret për drekë ministrin turk, flasin për vazhdimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes

21:52 | 17 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot për drekë ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti tha se me ministrin turk ka diskutuar për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.

“I kënaqur që prita sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme