Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot një delegacion gjerman nga shteti i Bavarisë, të udhëhequr nga Dr. Gerhard Hopp, e të përbërë nga deputetë të Parlamentit bavarez, përfaqësues të Kancelarisë së Bavarisë dhe përfaqësues të bizneseve nga Bavaria, që shoqëroheshin nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Gjatë bashkëbisedimit, u vënë në theks marrëdhëniet e forta dhe të afërta ndërmjet dy shteteve dhe popujve të dy vendeve, Kosovës dhe Gjermanisë, dhe roli që diaspora shqiptare në Gjermani ka në këtë drejtim.
Kryeministri veçoi se vetëm nga Bavaria mërgata jonë numëron rreth 100 mijë pjesëtarë.
Krahas diskutimit për zhvillimet politike dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim euroatlantik, për çka parlamentarët bavarez shprehën mbështetjen e tyre, temë ishin edhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, veçanërisht përmes odave ekonomike.
Kurti i njoftoi mysafirët për politikat e qeverisë me qëllim zhvillimin ekonomik dhe punësimin, duke përfshirë këtu sistemin dual të arsimit, të frymëzuar nga modeli i vendeve gjermanofolesë, i cili në Kosovë po gjen zbatim në 23 shkolla në gjithsej 14 komuna me 12 profile, dhe digjitalizimin e shërbimeve për një mjedis më të mirë të të bërit biznes.
Ai falënderoi të pranishmit për vizitën që po i bëjnë Kosovës dhe mbështetjen për vendin tonë, kurse përfaqësuesve të bizneseve u bëri thirrje që të hulumtojnë mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorë të huaj./Arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...