Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur në takim zyrtarë të Ministrisë së Jashtme dhe nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i VV-së.
“Sot, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, ka mirëpritur Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor z. Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe z. Jens Erik Grøndahl, Ambasadorin Norvegjez në vendin tonë”, thuhet në njoftim .
Sipas VV-së, përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Sannes Bjørnstad nga Norvegjia ka shprehur interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale. Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, ai tha se duhet të nxjerrim mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid”, njofton VV-ja.
Në fund, sipas njoftimit të gjitha palët kanë shprehur interesim për kontakte dhe takime të vazhdueshme bashkëpunuese në të ardhmen./arbresh.info
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut