Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit, përcjell Arbresh.info.
Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramon për punën dhe angazhimin e saj.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Kurti e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramon në Parlamentin Evropian./Arbresh.info
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë