Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti një delegacion të Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku e i përbërë nga deputetë të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
Delegacioni ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi.
Në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën integrimit evropian dhe politikës së jashtme dhe për nevojën e përhershme për bashkërendim dhe koordinim.
Delegacioni dha mbështetjen e tyre të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në Këshillin e Evropës, të dorëzuar në maj të vitit 2022.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u bisedua gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ngushta të dy vendeve dhe komunikimin e afërt ndërinstitucional, si dhe për zbatueshmërinë e marrëveshjeve bilaterale, me theks ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.
Tabaku në emër të delegacionit e uroi kryeministrin Kurti për përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Kurti i falënderoi deputetët për vizitën, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për gatishmërinë për të bërë edhe më shumë në shërbim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Delegacioni në fjalë, i përbërë nga Jorida Tabaku, Flutura Açka, Kreshnik Çolaku, deputetë të Partisë Demokratike, Etilda Gjonaj, Gerta Duraku, Lavdrim Krrashi, deputetë të Partisë Socialiste dhe Erisa Xhixho, deputete nga Partia e Lirisë, po qëndron në Kosovë ku po zhvillon takime me përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...