Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.
Në fillim të takimit, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje përsëri në Kosovë ministrit Dvorak pas më shumë se dy dekadave. Ai e falënderoi për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë, përcjell Arbresh.info.
Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.
“Gjithashtu, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Republikën e Çekisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jep Kosovës, përfshirë këtu kontributin e Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë përmes misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX), përkrahjen përmes votës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi rolin e saj në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatën për media.
Kurti e njoftoi ministri çek Dvorak me zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet dhe politikat kryesore të qeverisë, dhe e fushat me prioritet të këtij vitit e të cilat reflektohen edhe në ndarjet buxhetore për 2024.
Dvorak u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë. Ai tha se Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik.
Së bashku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks tek mundësitë e avancimit të tyre.
Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.
Kryeministri në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, Kryetarja e Grupit të Miqësisë me Republikën e Çekisë, Arjeta Rexhepi dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.
Pas takimit me kryeministrin Kurti, ministri çek Dvorak po ashtu u mirëprit dhe nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi me të cilin zhvilluan një konferencë të përbashkët për media./Arbresh.info
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan