Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim Arianit Besirin, shqiptarin nga Mitrovica, i cili ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje.
Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se mërgata jonë tashmë po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.
“Shqiptari nga Mitrovica, Arianit Besiri, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani. Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike.
Kur e kuptova që është në Kosovë, nuk kisha se si mos ta takoja e ta mirëprisja në kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit