Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do t’i pret javën e ardhshme në takim zyrtar menaxhmentin e Policisë së bashku me përfaqësuesit e Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.
Kështu ka njoftuar Policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se protesta e nga këto njësite policore e paralajmëruar për sot është anuluar.
“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Pezullohet protesta e paralajmëruar nga Njesia Speciale Intervenuese
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...