Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në Ndërtesën e Qeverisë, një delegacion shumëpartiak të deputetëve të Parlamentit të Austrisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Miqësisë me Kosovën, të shoqëruar nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Bashkë me Kurtin, i cili mirëpriti këtë takim që i shërben fuqizimit dhe sinkronizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ishte edhe nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Austrinë në Kuvendin e Kosovës, deputetja Tinka Kurti.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se ai i falënderoi deputetët austriakë për vizitën dhe i njoftoi me qeverisjen dy vjeçare dhe mbi zhvillimet e fundit, me theks te progresi ekonomik dhe demokratik, dhe te situata në katër komunat në veri të vendit.
“Këto dy vite kanë qenë vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit. Kryeministri nënvizoi rritjen e eksporteve dhe investimeve të huaja të cilat gjatë qeverisjes sonë janë dyfishuar, dhe të hyrat tatimore të cilat janë shtuar për 2/3”, tha Kurti.
Ai po ashtu iu referua raporteve ndërkombëtare si Transparency International, Projektit të Drejtësisë Botërore, Reporterëve pa Kufij e Freedom House, që vënë në pah rezultat e sundimit të ligjit dhe të avancimit të lirive dhe të drejtave.
Për sa i përket situatës në veri, kryeministri Kurti tha se ajo është e vështirë për shkak të Serbisë, e cila të mërkurën kreu akt agresioni mbi Kosovën, kur njësitë ushtarake e policore të Serbisë rrëmbyen tre policë të Kosovës në brendi të territorit të Republikës së Kosovës, me ç’rast ndau me ta dëshmitë që tregojnë qartë shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, të bëra publike në konferencën e përbashkët me ministrin Sveçla.
Në lidhje me ngjarjen e ditës së mërkurë, ai shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të reagojë dhe ta dënojë ashpër sjelljen dhe veprimin e Serbisë, duke i ftuar edhe deputetët që ishin prezentë, dhe të kërkohet lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve nga Kosova.
Deputetët që vinin nga radhët Partisë së Popullit (ÖVP), Partisë së Lirisë (FPÖ) dhe asaj Social Demokrate (SPÖ), u shprehëm mirënjohës për takimin dhe bisedën.
Ndër të tjerash, u dha edhe vlerësim pozitiv për punën e Qeverisë, sidomos në luftimin e korrupsionit, gjë që po vlerësohet në Evropë nga të gjithë, siç u shpreh njëri prej tyre.
Kryeministri Kurti falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht së fundmi me votën PËR në fazën e fillestare të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...