Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), Raportuesen për Komisionin e Çështjeve Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në misionin e saj fakt-mbledhës në Kosovë.
Ai e falënderoi për vizitën e saj duke theksuar që është nder dhe kënaqësi ta mirëpres në Kosovë dhe në kryeministri, përcjell Arbresh.info.
Kurti u shpreh se për Kosovën anëtarësimi në Këshill të Evropës është proces historik i cili i kontribuon mbrojtjes, promovimit dhe avancimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, dhe se Republika e Kosovës po angazhohet maksimalisht që çdo fazë e anëtarësimit të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që ndau me të më të rejat për sa i takon zhvillimeve politike në vend, performancës ekonomike, progresit demokratik dhe reformave të deritanishme.
Raportuesja Bakoyannis falënderoi kryeministrin për mikpritjen.
Ajo u shpreh e lumtur me ndryshimin dhe zhvillimin që ka shënuar vendi prej vizitës saj të fundit para 14 vjetëve, teksa theksoi se raporti që do të përpilojë ajo nga qëndrimi i saj këtu do të shërbejë si bazë për vendimmarrje në PACE./Arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...