Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Në takimin e parë këtë vit me ambasadorin Westerlund, kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë, përcjell Arbresh.info
Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.
“Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...