Kurti pret Mesiqin: Trashëgimia juaj është e vlefshme edhe aktualisht

15:54 | 12 Shkurt 2022
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq, i cili sot ka qëndruar në Kosovë për vizitë bashkë me ish-presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

“Është nder dhe kënaqësi, duke pasë parasysh se njihemi ngaherë dhe përvoja juaj e trashëgimia është shumë e vlefshme edhe aktualisht”, tha Kurti në takim.

Mesiq sot u prit edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca në Kuvend dhe më pas nga presidentja Vjosa Osmani./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme