Google ADS

Kurti pret me ceremoni shtetërore Kancelarin e Austrisë

09:23 | 18 Mars 2022
arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Pritja me ceremoni shtetërore do të mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’, në orën 14:05.

Pas takimit, ata do të mbajnë një konferencë për medie në ndërtesën e Qeverisë, në orën 15:15.

Pas këtij takimi Kancelari austriak do të takojë presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Nehammer një ditë më parë, ai ka qëndruar në Serbi, prej nga dha mesazhin se do të mbështesë Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar rrugën drejt BE-së.

“Është e rëndësishme që BE-ja të përkufizohet qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Evropës dhe Bashkimit, si dhe të përshpejtojë rrugën e tyre evropiane”, deklaroi Nehammer, shkruan arbresh.info.

Nehammer gjithnjë ka shprehur qëndrimin se BE-ja ka një interes të veçantë për zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Karl Nehammer në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë kishte vizituar Kosovën më 28 shtator të vitit të kaluar, duke bërë thirrje për vigjilencë sa i përket situatës në veri të krijuar pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet të targave me Serbinë dhe bllokadës së serbëve në dy pikat kufitare Jarinje dhe Brnjak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme