Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij qeverisës, dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti ka thënë se kryeprioritet kanë kthimin në normalitet, në rast se vihet sërish në krye të qeverisë. Ai ka thënë së pandemia COVID-19 ka shkaktuar kriza të shumta, dhe që për këtë kanë një plan të veçantë.
“Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë. Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit.
Kurti ka folur edhe për forcimin e turizmit rural, e po ashtu edhe për të drejtat e komuniteteve jo shumicë.
“Qeveria jonë do të kujdeset që të vazhdohet me procesin e depolitizimit e normalizimit të punës në ndërmarrjet publike, aq të goditura nga pandemia ashtu edhe nga keqmenaxhimi, e zhvatja e tyre për dy dekada. Këto ndërmarrje duhet të kalojnë nga pengues, në mbështetës të rritjes së ekonomisë. Nga absorbues të buxhetit në kontribuues”, ka thënë Kurti.
Kurti po ashtu ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, dhe Bankës Zhvillimore të Kosovës, dhe se do të shuajë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe asetet e saj do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.
Kurti ka thënë se me planin e tyre qeverisës të gjitha kategoritë do të ndihmohen, duke shtuar se në programin e tyre qeverisës pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe se të dy prindërit do të kenë pushimin e lehonisë,transmeton Telegrafi.
“Do të punojmë pa ndërprerë, zotohem për këtë. Çdo vend pune do të jetë me kontratë, do të shtojmë inspektorët nëpër punë. Paga minimale do të rritet në 250, pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti.
Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të lehonisë do të paguhen me nga 250 euro.
Po ashtu, Kurti tha se do të ndihmojë edhe çiftet e reja me banim.
Kurti ka pasur premtime edhe për studentët.
Ai ka thënë se pos që do të ndajnë bursa për studentët arsimi publik do të jetë falas.
“Do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit”.
Në fushën e shëndetësisë Kurti ka thënë se do të përmbushet premtimi për funsksionalizimit të sigurimeve shëndetësore.
“Nuk do të ketë spitale të harruara dhe lista e barnave nuk do të ketë mungesa. Do të ketë përmirësim të kushteve të punonjësve shëndetësorë”.
Në fushën e drejtësisë Kurti ka premtuar drejtësi të pavarur dhe fillim të sistemit të vettingut.
“Vettingu do të fillojë nga sistemi prokurorial dhe gjyqësorë”.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League