Kurti premton 70 milionë euro investime për Trepçën brenda dy viteve

10:57 | 20 Tetor 2021
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti premton se brenda dy viteve të ardhshme qeveria do të investojë mbi 70 milionë euro në ndërmarrjen “Trepça”.

Këtë premtim Kurti e bëri sot gjatë një vizite në këtë ndërmarrje, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll, shkruan arbresh.info.

“Në dy vitet në vijim do t’i ndajmë së paku 70 milionë euro për investime në Trepçë për vitet 2022-2023. Me projektin tonë për fondin sovran e kemi vendosur në qendër të zhvillimit të ardhshëm ekonomik Trepçën”, u shpreh Kurti.

Ndryshe, ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun. /arbresh.info/

Të ngjashme