Me rastin e marrjes së detyrës së kreut të qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Kryeministrja Sheikh Hasina është shprehur e bindur se marrëdhëniet e përzemërta midis Bangladeshit dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti, dhe se pret që të punojë ngushtë me kryeministrin, për forcimin e lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve.
Në letër urim, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i ka uruar popullit të Republikës së Kosovës paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...