Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.
Në letrën e tij, Ugljanin shprehet se Republika e Kosovës është një shtet i ri por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.
“Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shpreh dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës, thuhet në letrën e z. Ugljanin drejtuar Kryeministrit Kurti”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, përcjell arbresh.info.
Në fillim të këtij muaji, Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...