Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër falënderimi nga Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Dr. Sulejman Ugljanin, me rastin e urimit nga kryeministri të 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se në këtë letër, Ugljanin, ka shkruar se Republika e Kosovës, me Kryeministrin Kurti në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO, përcjell Arbresh.info.
Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet e mira, kryetari Ugljanin e ka falënderuar kryeministrin për urimin e dërguar, duke shprehur respektin e tij më të thellë.
Letra e plotë e përkthyer:
Partia e Aksionit Demokratik – Sanxhak
REPUBLIKA E KOSOVËS
QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Zotëri Albin Kurti, kryeministër
Novi Pazar, 02.08.2023
I nderuari Kryeministër,
Në emrin tim personal si edhe në emër të Boshnjakëve të Sanxhakut, simpatizuesve dhe anëtarëve të Partisë së Aksionit Demokratik, dëshiroj të Ju falënderohem në mënyrën më të sinqertë të mundur për urimet e mira me rastin e 33 vjetorit të partisë sonë.
Republika e Kosovës, me Ju në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.
Ne mendojmë se për paqe të drejtë e të qëndrueshme dhe bashkëpunim në Ballkanin Përendimor duhet të ekzistoj simetri e të drejtat-reciprociteti, e jo qasje e privilegjuar për një popull, grup etnik ose komunitet.
Në kohën e sfidave të mëdha për shtetin e Kosovës, jemi të sigurt në forcën dhe vendosmërinë për të vazhduar rrugën e prosperitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokracisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet tona të mira Ju falënderohem edhe një herë
për urimin e dërguar.
Pranoni respektin tim të thellë,
KRYETARI
Dr. Sulejman Ugljanin
*******************************************
Premijer Kurti primio je pismo zahvalnosti od Predsednika Stranke Demokratske Akcije Sandžaka, dr. Sulejman Ugljanin
Premijer Republike Kosovo, Aljbin Kurti, primio je pismo zahvalnosti od predsednika Stranke Demokratske Akcije Sandžaka, dr. Sulejman Ugljanin, povodom premijerove čestitke za 33 godišnjicu osnivanja ove stranke.
U ovom pismu predsednik Ugljanin je napisao da Republika Kosovo, sa premijerom Kurtijem na čelu Vlade, predstavlja snažnu i legitimnu osnovu za politički i ekonomski razvoj republike u procesu evropske integracije i NATO.
Sa željom da se dobri odnosi nastave i prodube, predsednik Ugljanin je zahvalio premijeru na upućenoj čestitci, izrazivši najdubljke poštovanje./Arbresh.info/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist