Gazetarët ukrainas të cilët janë strehuar e jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit Journalists in Residence (JiR), i dorëzuan Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, çmim mirënjohjeje për “Kontributin e rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve ukrainas gjatë luftës, mbështetjen për programin ndërkombëtar JiR në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit mes mediave në Ukrainë dhe Kosovë”. Kryeministri e pranoi këtë çmim nga Sergiy Tomilenko, president i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti i falënderoi për këtë vlerësim, duke shtuar se për ne ka qenë obligim përkrahja e luftës së drejtë çlirimtare e për liri dhe demokraci e Ukrainës.
“Më tej ai shtoi se në mbledhjen e 216-të të Qeverisë, dy javë më parë, në përputhje me kërkesën e Qendrës Evropiane për Lirinë e Mediave (ECPMF), kemi aprovuar kërkesën që edhe tre gazetarë të tjerë të vijnë në vendin tonë përmes programit JiR, e të cilët mezi presim të mbërrijnë në Kosovë”, njofton ZKM-ja.
Kurti shprehu mirënjohjen për përpjekjet, punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.
Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz./Arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...