Kurti: Policisë ia kemi dhënë mbështetjen institucionale që meriton

14:41 | 2 Gusht 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se buxheti për Policinë e Kosovës është rritur për 50 përqind gjatë qeverisjes së tij.

Këto komente Kurti i bëri gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.

“Kur kemi marrë detyrën si Qeveri, buxheti për Policinë e Kosovës ka qenë 91 milionë euro. Sot është për gati 50% më i lartë (135 milionë euro). Si rezultat i kësaj, kushtet e punës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë më të mira. Brenda periudhës tre vjeçare, kemi investuar afër 17 milionë euro në pajisje policore logjistike, 3 milionë në rregullimin dhe ndërtimin e objekteve policore, 7.8 milionë euro në blerjen e 320 automjeteve dhe autoblindave të reja”, është shprehur Kurti, shkruan Arbresh.info

Kryeministri ka theksuar se përkushtimit profesional për të shërbyer, ia kemi dhënë mbështetjen institucionale që meriton.

LEXO EDHE:

Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Vlerë e shtuar dhe garancë për qytetarët

448 policë të rinj kanë diplomuar të premten në Prishtinë. Në sallën “1 Tetori” është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme