Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u është drejtuar qytetarëve me një fjalim para fillimit të mbledhjes së Qeverisë.
Ai ka thënë se si ekzekutiv po punojnë “përditë” sikur ata në fushëveprimtaritë e tyre, raporton eo.
Kurti iu tregoi qytetarëve se çfarë “vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite”.
“Mbledhja e parë e gjashtëmujorit të dytë të vitit. Po punojmë përditë, siç e jetoni dhe përjetoni ju ditën tuaj në fushveprimtarinë tuaj anë e mbanë Kosovës. Vetëm në gjysmën e parë të kësaj dite, me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia përuruam rinovimet 1.2 milionëshe në Klinikën e Urologjisë, e cila ka qenë një prej klinikave me gjendjen më të keqe, e në të cilën nuk është investuar që nga shpallja e pavarësisë, në vitin 2008”, tha Kurti.Ai tregoi se me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ishin në Malishevë për korrje-shirje te bujku Asman Kryeziu, për të cilin tha se “djerrinën me 260 metra kub gurë e ka kthyer në 2 hektarë arë me grurë”.Kurti tha se rendimenti i sivjetmë i grurit pritet ta plotësojë kërkesën e brendshme për konsum.“Rendimenti këtë vit po duket të jetë i lartë. Pritjet tona janë që prodhimi i grurit të shtohet edhe për 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, që do të thotë se do të mund ta plotësojmë kërkesën e brendshme për konsum, pa pasur nevojë të importojmë apo të varemi nga importi”, tha Kurti.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League