Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur sot Qeverinë, e ku në rend dite janë 36 pika.
Kurti në fjalën e tij të rastit tha se po kalon me shpejtësi afati që autoritetet shtetërore i kanë dhënë KFOR-it për largimin e barrikadave në veri.
Ndër të tjera Kurti shtoi se vendosja e barrikadave është një veprim i paligjshëm dhe i pa tolerueshëm.
Ai ka thënë se qeveria është duke pritur që KFOR-i t’i largojë barrikadat brenda afatit që i është dhënë.
“Vendosja e barrikadave në rrugë, është veprim i paligjshëm dhe nuk do të tolerohet. Në përputhje me vlerësimin e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën KFOR-it për të vepruar, por sigurisht se kjo kohë po kalon me shpejtësi. Nuk mund të qëndrojnë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë”, tha Kurti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...