Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në tryezën e diskutimit me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave, lidhur me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Kurti është shprehur se askush nuk mund të pretendoj se lehtësisht do të zgjidhen të gjitha problemet të faktuara që 24 vite.
Tutje, ai ka thënë se njerëzit janë të lodhur, gjeneratat po vdesin për ditë dhe kështu po humbet kujtesa parësore e luftës, ku sipas tij ky është një rrezik i madh që po na kanoset dhe ne nuk duhet të lejojmë që të ndodh.
“Jam i lumtur që te ju uroj mirëseardhje në takimin e parë zyrtar të hapur të institutit për hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Tashmë kemi institutin që shumë shpejtë do të funksionalizohet kemi drejtorin e emëruar Atdhe Hetemi dhe kemi një tersi të punëve që na presin përpara”.
“Askush nuk mund të pretendoj se lehtësisht do të zgjidhen të gjitha problemet të faktuara që 24 vite. Njerëzit janë të lodhur, gjenerata po vdesin për ditë dhe kështu po humbet kujtesë parësore e luftës, ky është një rrezik i madh që po na kanoset dhe ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodh”.
“Ky institut është themeluar edhe për krimet dhe dëmet. Asnjëherë nuk e hedhim poshtë për punën e mirë që është bërë deri më tani, ju që jeni këtu veç keni punuar. Ta shohim se ku janë zbrazëtirat dhe t’i përmirësojnë. Qëllimin është i të gjithë neve që sa më parë sepse paqja kërkon drejtës dhe vendim”, tha Kurti.
Kryeministri mes tjerash ka thënë se as 25 vjet pas luftës Kosova nuk ka një shifër që do të tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit.
“Situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik që s’e kemi adresuar për tërë këto vite. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që ta fillojmë punën me një ekip i cili është marrë ekskluzivisht me përgatitjen e analizës, e cila do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar me themelimin e institutit. Kjo na ka shërbyer shumë sepse instituti nuk është themeluar me vendim e pa strategji operacionale”, tha Kurti./Arbresh.info/
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...