Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Kuvendit të Kosovës ku pritet të mbahet seanca për votimin e koalicionit LVV-LDK.
Ai para nisjes ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për seancë.
“Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për seancën e sotme dhe synimi ynë është të zgjedhim Qeveri të re e cila do të punoj mbarë e mirë”, ka thënë ai.
Kurti e ka quajtur këtë ditë ‘hapje të kapitull të ri’ teksa ka thënë se qe 23 vite është në opozitë.
“Është një kapitull i ri edhe për qytetarët e Kosovës, dihet se qe 23 vjet jam në opozitë dhe tani do ta kem shansin dhe mundësinë që t’i shërbej popullit si asnjëherë më parë”, ka shtuar ai.
Kujtojmë që ka mbetur edhe gjysmë ore deri në fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet qeveria e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
E qëndrimin kundër e ka ri konfirmuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Sekretarja organizative në AAK njëherë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi e ka bërë të ditur këtë në një prononcim dhënë për arbresh.info.
“Jo nuk e votojmë”, ka thënë shkurt ajo.
Që pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 6 tetorit në Kosovë, dy partitë që morëm më së shumti vota Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë negociuar për formimin e Qeverisë së re.
Vikendin që lamë të dy partitë u pajtuan që qeveria të ketë 15 ministri, nga gjashtë ministri për të dy partitë ndërsa tri ministri të tjera për minoritetet./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...