Google ADS

Kurti: Po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

21:16 | 13 Korrik 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar të gjithë deputetët e Kosovës që votuan për institucionin për krimet e kryera nga Serbia në luftën e viteve 1998-1999.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se as pas 24 viteve, nuk ka shifra që tregojnë për dëmet e luftës, shkruan Arbresh.info.

“Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë”, ka shkruar Kurti.

Tutje, i pari I ekzekutivit kosovar tha se Serbia duhet të mbaj përgjegjësi për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Falënderoj secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojmë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë.

Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh.

Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.
Republika e Kosovës nuk mund të harrojë/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme