Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka komentuar vizitën e të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës.
Kurti u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.
“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një çështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se është e vërtetë që s’e ka takuar opozitën prej se kuvendi ka shkuar në pushim, teksa shtoi se nuk beson se duhet të kthehen nga pushimi që të takohen bashkë./arbresh.info/
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...