Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është bashkuar kampanjës botërore e njohur si “Ngrihuni për Ukrainën”.
Kurti më anë të një video-incizim, ka folur në gjuhën angleze, fillimisht theksoi se Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke sanksionuar shteti e Rusisë.
Ai tha se teksa pushtimi i pajustifikueshëm rus ndaj Ukrainës dhe popullit të saj vazhdon, imazhet që shikojmë na bëjnë të kuptojmë, rëndësinë e jashtëzakonshme të unitetit dhe solidariteti evropian, përcjell arbresh.info.
“Teka BE-ja dhe perëndimi në përgjithësi janë përgjigjur në mënyrë të unifikuar edhe Kosova i është bashkuar frontit demokratik duke i rreshtuar sanksionet ndaj Federatës Ruse”- ka thënë Kurti.
Kryeministri gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e shteti të Kosovës, për të qenë ombrellë e strehimit të refugjatëve ukrainas.
“Për t’i dalë në ndihmë Ukrainës, u zotuam se do t’i strehojmë 5 mijë refugjatë. Po ashtu kemi ndarë fonde si ndihmë humanitare për Ukrainën, si dhe një fond specifik për të mirëpritur 20 gazetarë ukrainas dhe t’i sigurojmë atyre kushte jetese dhe pune në Kosovë”, tha Kurti. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?