Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ka vizituar ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988-1998” të kuratorit Shkumbin Brestovci.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se aty janë ekspozuar fotografi dhe materiale të tjera dokumentare, përmes të cilave publiku ndërkombëtar mund të informohet me një nga historitë më autentike të një rezistence paqësore kundër një regjimi të apartheidit në Evropë, çfarë ishte ajo e popullit të Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX, shkruan Arbresh.info.
Kurti ka shkruar se kjo ekspozitë paraqet historinë e rezistencës paqësore dhe të shtetformimit në Kosovë gjatë dekadës së fundit para fillimit të luftës, pra nga viti 1988 e deri më 1998.
Po ashtu, ai ka shkruar se “rruga e ndjekur nga vendi ynë Kosova si dhe nga populli dhe liderët politikë të saj në të kaluarën, janë historia e domosdoshme prej nga nisemi për të ardhmen tonë politike krah vendeve të Bashkimit Evropian. E në këtë rrugë, shumëçka kalon kah Berlini dhe Gjermania, vendi ynë mik dhe aleat sikur në vitet tona më të vështira, ashtu edhe sot kur synojmë integrimin dhe anëtarësimin në strukturat euro-atlantike”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...