Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është rikthyer sërish tek ideja e shkëmbimit territorial, për të cilën çështje, ka thënë se ishte pjesë e bisedimeve për ndarje të Kosovës.
Megjithatë, Kurti ndërsa kërkon ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për shtensionim të situatës në veri, thotë se ai projekt është i dështuar, ndërsa përmend se ajo po kërkohet të realizohet përmes dhunës.
”Tash, mund të vijë ndonjë qytetar edhe si individ, por ata e bëjnë një pakicë të papërfillshme. Janë këto tri kategori që po i bëjnë këto trazira dhe këto trazira po i bëjnë sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërkaq ata e duan ndarjen e Kosovës, ata e duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre”, tha Kurti në një intervistë për The Geopost.
Siç tha Kurti, për kjo ide kishte nxitur edhe disa shqiptarë të merreshin me të.
”Shkëmbimi territorial ka qenë emërtimi për ndarjen e Kosovës i cili do t’i joshte edhe disa shqiptarë që të hynin në të. Ata prej këtij projekti të dështuar nuk kanë hequr dorë në formën e një ideje. Por kjo ide, për të ardhur në shprehje mund të bëhet vetëm nëpërmjet dhunës. Dikur ka mundur të vijë në shprehje edhe nëpërmjet bisedimeve, për shkëmbim territorial dhe ndarje të Kosovës”, tha Kurti.
”Sot kjo ide mund të vijë në shprehje vetëm nëpërmjet dhunës dhe këtë ne jemi duke e parë dhe këtë duhet ta zmbrapsim dhe për këtë na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, deklaroi Kurti.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...