Google ADS

Kurti përmend 16 pikat ku ka dështuar qeverisja aktuale

11:31 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Në tryezën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje ku temë e diskutimit pritet të jenë zgjedhjet janë duke marrë pjesë të gjitha partitë politike. Pritet vetëm të vijë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes dhe pastaj të filloj diskutimi.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se besojnë që zgjedhjet duhet të jenë demokratike ai ka përmendur 16 pikat ku ka dështuar qeverisja aktuale, përcjell arbresh.info.

“Ka një përpjekje që në tryeza të tilla të diskutohen tema që i takojnë parlamentit dhe jo kësaj tryeze, kjo tryezë do të duhet të jetë pikë e konsensusit për zgjedhje sepse aktualisht nuk mund të udhëheq vendin një Qeveri e pakicës dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdoj kështu, Kosova ndodhet mjaftë keq në demokraci nga viti në vit. E para kjo Qeveri e filloj me pazare me Listën Serbe, e dyta bërë një numër të madh të zëvendësministra vetëm sa për ti përmbushur kërkesat e partnerëve të koalicionit, e katërta nënshtroj një kontratë kapitulluese për rrymën, ja dyfishoj rrogat vetit ndërsa qytetarët nuk mund të mbijetojnë e pesta i falen borxhe kompanive private e shtata mashtroj për liberalizim të vizave e teta ratifikoj marrëveshjen për Demarkacion e dhe ta e falimentoj posten më keqpërdorime dhe korrupsion e 11 e degradoj arsimin e dymbëdhjeta pagoi rrymën në veri për Serbët dhe vazhdon të ketë një ministër në i cili ka të kaluar kriminele. Pra Haradinaj nuk është Kryeministër por është ushtrues detyre dhe Kryeministri Haradinaj duhet të japë dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje sepse ai nuk i ka premtuar këto gjatë fushatës ai ndryshoj mendimin e tij për ratifikimin pasi erdhi në Qeveri ky për karrik e sjell edhe zajednicën.
Është detyrë e jona që pas gjithë këtyre skandaleve të kërkojmë dorëheqjen e tina. Nuk mund të vazhdohet më këtë qeveri jo funksionale që po na mban në krizë ekonomike dhe politike prej se ka ardhë në pushtet. Haradinaj nëse nuk jep dorëheqje do të na shtyn të iniciojmë një votëbesim në Kuvend për rrëzimin e tij” , ka thënë Kurti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme