Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë një përmbledhje në fushën e industrisë dhe ndërmarrësisë gjatë mandatit të tij qeverisës.
Ai ka thënë se përkushtimi Qeverisë ndaj ndërmarrësve dhe industrisë ka qenë thelbësor përgjatë gjithë qeverisjes Kurti.
“I dhamë mbështetje në rritjen e konkurrencës 499 bizneseve me potencial eksporti, përmes skemave të granteve për avancim të teknologjisë, standardizim e certifikim, trajnim dhe digjitalizim, në vlerë totale të granteve prej 15.2 milionë euro. Përmes mbështetjes prej 33 milionë euro për Fondin Kosovar për Grananci Kreditore, janë garantuar mbi 1,000 kredi për afër 1,000 biznese në vlerën prej 67 milionë euro”, ka shkruar i pari i qeverisë.
Tutje sipas tij, përfituesit kryesorë kanë qenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorët industrial me potencial eksporti.
“Gjithashtu në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, masës 2.1 për subvencionimin e kredive investuese, kemi mbështetur me 12.4 milionë euro gjithsej 450 biznese. Bizneset i kemi përkrahur edhe në ndërkombëtarizimin dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre. Me mbështetjen tonë 250 biznese kanë marrë pjesë në 41 panaire ndërkombëtare.
U bëmë pjesë e njërit prej programeve më të mëdha të BE-së, programit “Tregu i Përbashkët”, në vlerë prej 4.2 miliardë euro. Ky program parasheh mbështetje të bizneseve dhe organizatave, gjatë periudhës 2021-2027”, shkruan Kurti.
Sipas tij, synimi i këtij programi është fuqizimi i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimi i konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtja e konsumatorit, përfshirë këtu siguria e ushqimit, përmirësimi i statistikave dhe përmirësimi i sektorit financiar.
Ai ka thekson se me investimet kapitale prej 1.3 milion euro finalizuan ndërtimet dhe sollën në funksion parqet industriale në Viti, Vushtrri, Suharekë dhe inkubatorin e biznesit në Malishevë.
Ndërsa, thotë se me investimet kapitale prej 5.2 milionë euro po vazhdojnë ndërtimet për funksionalizim të parqeve industriale në Lipjan, Rahovec, dhe fillimin e ndërtimit të Parkut Industrial në Mitrovicë.
“Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, kemi mbështetur me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren dhe e dhamë në shfrytëzim për 5 vjet Inkubatorin e Biznesit “Tech Park” në Prishtinë. Me prioritet të lartë i sollëm reformat e shumëpritura në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)”, thotë Kurti.
Ai thotë se Raporti i Progresit për Vendin për vitin 2023, në veçanti vlerësoi si progres të dukshëm plotësimin e kornizës legjislative, të hartuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Tutje thotë Kurti, se gjatë mandatit qeverisës hartuan dhe miratuan edhe Ligjin për Turizmin dhe 4 akte nënligjore për rregullimin e shërbimeve të turizmit.
Ai shton se për herë të parë Kosova ka kornizë ligjore për veprimtaritë e udhërrëfyesve turistik, veprimtaritë e agjencive të udhëtimit, shërbimet turistike të turizmit aktiv dhe aventuror dhe regjistrin e Turizmit së bashku me platformën digjitale./rtk
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...