Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës në Makoc.
Për nder të përvjetorit të kësaj masakër, kryeministri Kurti ka bërë nderime dhe ka vendosur lule të freskëta tek Memoriali.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga kjo masakër, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzekutuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar./arbresh.info
Reagimi i plotë:
21 vjetori i masakrës në Makoc
Forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzekutuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar. Këtu po i shfaqim edhe dy fotografi të Ridvan Slivovës nga ajo kohë e ky vend.
Me Këshilltarin tim politik, Shkëlzen Gashi, sot bëmë nderime dhe vendosëm lule të freskëta te Memoriali në Makoc.
Dy fotot e para: Ridvan Slivova.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...