Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar dy martirët e rënë për liri, Fazli Greiçevcin i cili u vra më 1964 dhe Cenë Dugollin më 1998.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se distanca kohore prej 34 vitesh nga njëra vrasje te tjetra, tregon rrugën e gjatë të shqiptarëve për t’u çliruar, nga siç tha ai, regjimi shtypës dhe kriminal i Serbisë, përcjell Arbresh.info.
“17 gushti është data kur i kujtojmë dy martirë të lirisë së Kosovës: Fazli Greiçevcin dhe Cenë Dugollin. Distanca kohore prej 34 vitesh nga vrasja e Fazliut më 1964 te vrasja e Cenës më 1998, tregon se sa e gjatë ka qenë rruga e ne shqiptarëve për t’u çliruar nga regjimi shtypës dhe kriminal i Serbisë.”, shkruan Kurti.
Ndër të tjera, Kurti shkroi se Fazli Greiçevci, i cili ishte mësues, intelektual, poet në “Rilindje” dhe aktivist politik është arrestuar nga policia sekrete jugosllave ku më pas vdiq nga torturat e përjetuara në burgun e Prishtinës.
“Mësues në fshatrat Vasilevë, Dobroshec e Kishnarekë, intelektual poet në “Rilindje” dhe aktivist politik në Organizatën Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, Fazli Greiçevci u arrestua nga policia sekrete jugosllave UDB dhe pasi u torturua rreth dy javë në burgun e Prishtinës, vdiq nga torturimi. Fazliu u varros në arkivol të mbyllur më 17 gusht 1964.”, shkroi Kurti.
Sa i pëkret Cenë Dugollit, kryeministri Kurti shkruan se ai u arrestua nga policia serbe teksa po përgatiste një aksion, dhe njëjtë si Fazli Greiçevci, u torturua për vdekje.
“Atë kohë 31 vjeçar, teksa po përgatiste një aksion, Cenë Dugolli u dekonspirua nga një informator i DB-së, policisë sekrete serbe që e arrestoi dhe njësoj sikur Fazliun, e torturoi deri në vdekje, më 17 gusht 1998.”, shkroi Kurti.
“Lavdi Fazli Greiçevcit dhe Cenë Dugollit, martirëve në rrugën e gjatë të Kosovës për liri!”, tha ai./Arbresh.info.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua