Google ADS

Kurti përkujton dëshmorët e martirët e Makocit dhe Marecit

18:08 | 18 Prill 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës.

Përmes një postimi në facebook, Kurti theksoi se sot dhe çdo ditë kujtojmë sakrificën dhe trimërinë e popullit tonë në mbrojtje të trojeve tona stërgjyshore, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë:

Përkujtuam 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës.

Në Ditën e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, nderuam të rënët në rrugën tonë të përbashkët për lirinë e Kosovës e çlirimin e popullit.

Bëmë nderime për ata që ranë heroikisht në ballafaqim të drejtpërdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike të Serbisë, për lirinë të cilën po e jetojmë e gëzojmë, dhe për Republikën të cilën po e forcojmë bashkë çdo ditë.

Sot dhe ҫdo ditë kujtojmë sakrificën dhe trimërinë e popullit tonë në mbrojtje të trojeve tona stërgjyshore.

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e martirët e Prishtinës!

Lavdi!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme