Google ADS

Kurti përkujton Albrightin në dyvjetorin e vdekjes: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e saj

17:27 | 23 Mars 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ish sekretaren Madeleine Albright në dy vjetorin e vdekjes së saj.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj saj për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.

“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi Kurti./Arbresh.info

Të ngjashme