Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste ndaj SHBA-ve, të cilat sipas tij, ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë̈ dhe kuptimin e kësaj date.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar momentin e marrjes së lajmit për sulmin terrorist në kullat binjake në New York, shkruan arbresh.info.
Në atë kohë, Kurti po mbahej në burgun e Quprisë në Serbi, dhe tregon festën e gardianëve të këtij burgu pas sulmit që ishte bërë në kullat binjake.
“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, ka shkruar Kurti.
Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas tij, ndryshuan rrjedhën e historisë̈ dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë̈ përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë̈ së guximit dhe trimërisë̈ përballë fatkeqësive.
“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan. Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...