Në 25- vjetorin e masakrës në Burim të Malishevës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë më 31 mars 1999.
“Te “Vrella e Mëhillit” në fshatin Burim të Malishevës janë ekzektuar 42 shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Prej 10 vjeҫ deri në 90 vjeҫ. Siҫ thuhet edhe në lapidarin që është ngritur këtu e ju kushtohet atyre, varret e tyre janë historia jonë”, u shpreh kryeministri.
I shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe qytetarë e aktivistë të pranishëm, kryeministri tha se këto homazhe po bëhen që t’ja përkujtojmë edhe vetes edhe popullit, si qytetarë e si zyrtarë të institucioneve se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.
Kryeministri Kurti paraditën e sotme mori pjesë edhe në tubimin përkujtimor në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Pastasel, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Pastasel të Rahovecit.
Deklarimi i plotë i Kryeministrit:
Me deputetët e Kuvendit të Republikës, Gani Krasniqi, Mimoza Kusari Lilën, Visar Korenicën, Jetmira Vrenezin, me zëvëndësministrin Agom Dobruna, me qytetarë e aktivistë, që t’ia kujtojmë e t’ia përkujtojmë edhe vetes edhe popullit si qytetar e si zyrtarë të institucioneve, se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.
Te “Vrella e Mëhillit” në fshatin Burim të Malishevës janë ekzektuar 42 shqiptarë vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Prej 10 vjeҫ deri në 90 vjeҫ. Siҫ thuhet edhe në lapidarin që është ngritur këtu dhe ju kushtohet atyre, varret e tyre janë historia jonë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!/Arbresh.info/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj