Kryeministri Albin Kurti në tryezën për fuqizim ekonomik të grave të komuniteteve joshumicë, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka dedikuar 11 milionë euro për mbështetje të bizneseve të udhëhequra nga gratë.
“Në Kosovë 88% e grave ndërmarrëse kanë hapur bizneset vetfinancuese pa ndonjë mbështetje të jashtme. Përkujdesjet dhe përgjegjësitë e grave janë shumë më të mëdha sesa të burrave. Gratë nga secili komunitet në Kosovë punojnë jashtë shtëpive, ka shumë gjasë të punojnë në mënyrë joformale, pa siguri apo fuqi nga kontrata, kontributet e pensioneve, pagesat e pushimeve mjekësore”, ka thënë kreu i ekzekutivit.
Ai ka përmendur procesin e verifikimit të 358 diplomave universitare të serbëve në veri të vendit, si një hap që investon për të ardhmen e komuniteteve.
“Situata është duke u përmirësuar për të adresuar çështje në mungesë të kapitalit të grave, në mënyrë të suksesshme kemi centralizuar regjistrimin e pronës në emër të të dyve, dhe kemi dedikuar 11 milionë euro nga viti 2021 për të mbështetur gratë ndërmarrëse për të hapur bizneset e tyre. Kështu kemi ndihmuar rreth 650 ndërmarrje në pronësi të grave”, ka thënë kryeministri.
“Kemi hapur dyert e mbyllura më përpara për gra. E kemi pasur një thirrje publike për bujqësi, që ka qenë më e popullarizuara, nga 58 përfitues, 12 kanë qenë gra. Kemi pasur thirrje publike për biznese, që është një interes i rritur në pjesëmarrjen e ekonomisë në projekte të ndryshme, nga 59 kemi 15 gra. Subvencionet individuale për entitetet fizike dhe individuale kanë qenë 89, 40 nga to gra”, ka thënë në anën tjetër, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq./rtk
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...