Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Welt” në të cilën ka shprehur interesimin e tij që në Kosovë të ketë më shumë ushtarë gjermanë në kuadër të KFOR-it.
Nën titullin “Kurti: Më shumë ushtarë gjermanë do të na ndihmonin”, gazeta sjell intervistën në të cilën kryeministri kosovar deklaron se për shkak të kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia, do të ishte urgjentisht e nevojshme që të rritet ndjeshëm numri i ushtarëve të NATO-s në Kosovë.
“Kjo sigurisht që do të përmirësonte sigurinë tonë”, citohet të ketë thënë Kurti. “Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do t’i bashkoheshin forcave të NATO-s (KFOR), duke rritur kështu forcën parandaluese.”
Gazeta më tej citon kryeministrin Kurti të jetë shprehur se Kosova ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për 52 për qind për Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërkohë që kanë 5 mijë ushtarë dhe 3 mijë rezervistë.
Por gazeta vë në dukje se kryeministri Kurti ka bërë të qartë se janë janë 48 baza ushtarake serbe rreth Kosovës, kurse Rusia dhe Serbia bashkëpunojnë ngushtë në politikën ushtarake dhe në vitin 2021, kanë ndërmarrë 104 manovra dhe aktivitete në të cilat kanë marrë pjesë pjesërisht edhe forcat e armatosura të Bjellorusisë.
Kur është fjala për mosmarrëveshjen e fundit për dokumentet e udhëtimit dhe targat, Kurti ka deklaruar se mbetet i vendosur – por në të njëjtën kohë ka edhe një ofertë.
“Kontrollet e planifikuara kufitare për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Kosovë dhe rregulloret e reja që kanë të bëjnë me targat do të jenë të detyrueshme dhe do të vlejnë për një kohë të pacaktuar duke nisur nga 1 shtatori”, rithekson kryeministri i Kosovës në këtë intervistë për gazetën gjermane.
Por ai ka rikujtuar se -, “nëse Serbia pranon të heqë kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë do të bëjmë të njëjtën gjë. Atëherë nuk do të kishte rregulla të reja nga 1 shtatori”.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...