Kurti për vizat: Çështja diskutohet në një instancë tjetër

15:22 | 13 Tetor 2022
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur në lidhje me liberalizimin e vizave për vendin.

Ai tha se kjo temë diskutohet në një instancë tjetër, teksa shtoi se gjatë ditës me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka folur për Raportin e Progresit.

“Çështja e vizave diskutohet në një instancë tjetër, ajo çfarë kemi diskutuar ne është progresi i Kosovës në Raportin e Progresit edhe sa i përket rajonit Ballkanit jemi shumë mirë, më mirë se shumica. Gjithashtu edhe sa i përket raporteve të mëhershme të progresit jemi shumë më mirë”, është shprehur Kurti.

Kujtojmë se gjatë ditës, i pari i qeverisë ku folën për dialogun, targat e inkasimin e energjisë elektrike në veri të vendit./kk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme