Google ADS

Kurti për vendimin për targat: Partnerët ndërkombëtarë konfirmojnë se është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

15:20 | 29 Tetor 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në Twitter për vendimin e Qeverisë së tij për për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, vendim ky që siç tha Kurti dje do të zbatohet në disa faza.

Kurti në postimin e tij në Twitter, ka thënë se këtë vendim të qeverisë të cilën e udhëheq ai, ndërkombëtarët e kanë konfirmuar se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti në Twitter.

Por vendimi i Kurtit nuk i ka pëlqyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë thënë se janë të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme