Kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, duke thënë se si Qeveri besojnë se problemi nuk zgjidhet duke rrënuar sistemin pensional të vendit, njofton Klankosova.tv.
Kurti ka thënë se nga mbi 695 mijë llogari që janë të hapura në Trust, mbi 90 përqind e tyre, kanë të akumuluar më pak se 10 mijë euro.
“Afër gjysma nuk do t’i tërhiqnin më shumë se 100 euro, por ne ua kemi dhënë nga 100 euro. Cili është kuptimi që të rrënohet sistemi pensional, përveç se rrënimit?, pyeti Kurti.
“Kur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po thotë se është keq, dijeni se është shumë keq”.
“Pensionet nuk janë për tash, por për kohën kur të plakemi, atëherë kur të hyjmë në pleqni. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm tani të zgjidhim me rrënim të së ardhmes sonë. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”, u shpreh kryeministri. /arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...