Google ADS

Kurti për Thaçin: Ai ka rënë në kurthin e dinakërisë së vet

08:04 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj politik të kryetarit të Vetëvendosjes është ish-shefi i PDK-së, tani kryetar shteti Hashim Thaçi.

Kurti ka thënë se Thaçi nuk do t’i përkasë më të ardhmes politike, sipas tij, ai i përket të shkuarës.

“Besoj që bëhet fjalë për një figurë politike e cila është e magjepsur me dinakërinë e vetës dhe unë mendoj që ky është kurthi që ia ka ngritur vetes e në të cilin tashmë ka rënë, pra, besoj që nuk i përket të ardhmes politike të Kosovës, por, gjithsesi i përket të shkuarës”, tha Kurti në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme