Google ADS

Kurti për tërmetin në Shqipëri: Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë

09:27 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër të Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar tërmeti që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se edhe pse tërmeti u ndie në Prishtinë sytë i kemi nga qytetet e Shqipërisë, shkruan arbresh.info.

Ai gjithashtu ka ngushëlluar familjet e viktimave.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti”, ka shkruar kurti.

“Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, ka përfunduar Albin Kurti.

Ndryshe mëngjesin e sotëm në Shqipëri ka ndodhur një termet i fuqishëm prej 6.4 ballësh. Si pasoj e tij deri tani janë raportuar 7 viktima ndërsa numri i personave të lënduar ka shkuar në 325.

Lexo edhe: Shkatërrohet Kalaja e Durrësit nga tërmeti

Mediet në Shqipëri kanë raportuar se janë duke bërë kërkime më dyshimin se persona të tjerë gjenden në rrënojat e ndërtesave.

E se rreziku nga tërmeti nuk ka kaluar ende ka bërë të ditur edhe udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, sizmologu Shemsi Mustafa në një prononcim dhënë për arbresh.info

Ai ka thënë se Shqipëria rrezikohet edhe nga pasgoditje./arbresh.info/

Lexo edhe: Ende nuk ka kaluar rreziku në Shqipëri, priten pasgoditje, sizmologu flet edhe për rrezikun në Kosovë

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme