Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se dita e stome ka qenë një ditë e rëndë për kombin shqiptarë.
Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka shprehur solidaritetin ndaj presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së.
Po ashtu sipas tij zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës.
“Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë. Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë”, ka shkruar Kurti.
Sipas Kurtit, që nga orët e para të mëngjesit aktivistët e VV-së janë në dispozicion për të ndihmuar vëllezërit shqiptar në Shqipëri.
“Qysh prej orëve më të para të mëngjesit secili aktivist i Lëvizjes është vënë në dispozicion për të ndihmuar. Secili aktivist tash është vullnetar. Kemi mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë. Kamionat e ambulancat janë nisur për Shqipëri, e të tjera ende vazhdojnë të nisen”, ka shkruar Kurti.
Në fund, ai ka shkruar : Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin./arbresh.info
Moti sot i vranët
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...