Kryeministri Albin Kurti pas homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, ka thënë se Serbia nuk ka vullnet për epilogun e çështjes së të pagjeturve.
“Pjesa dërrmuese, afër 94% të të zhvarrosurve janë në muajt e parë pas rrëzimit të Millosheviqit dhe më pastaj nuk ka pasur vullnet në Serbi për gërmime të mëtutjeshme. Në Kosovë i kemi 2800 gërmime në 25 vjet liri. Ndërkaq në Serbi janë vetëm këto 5 varreza masive”, ka thënë ai.
Kurti më tutje ka kërkuar vëmendjen ndërkombëtare për ndryshimin e vendimit të mbylljes së arkivave të “Brigadës 37”, e cila njihet si një nga kryerësit kryesor të krimeve në Drenicë e më gjerë.
“Sivjet janë bërë 20 vjet prej kur në krye të Komisionit për personat e pagjetur në Serbi ndodhet Veljko Odalovic, i cili ka qenë njeriu kryesor i Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë. Merreni me mend, ai që do të duhej të ishte në bankën e të pandehurve, të ketë gjykim të drejtë dhe ndëshkim të merituar, sot udhëheq komisionin për persona të zhdukur në Serbi. Sikur kjo të mos mjaftonte, në vitin 2014, pra para 10 vjetësh, arkiva e ‘Brigadës 37’ të motorizuar të ushtrisë jugosllave është klasifikuar me vendim në Serbi, kjo i bie që nuk do të hapet deri në vitin 2044. A duhet të presim ne edhe 20 vjet që të hapet kjo arkivë?”, ka thënë ai.
Kryeministri ka përmendur punët që po kryhen nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në Kosovë, teksa ka thënë se sikur të punohej nga institucioni i njëjtë serb, procesi do të ishte më i lehtë.
“Këto ditë janë duke u bërë gërmime vlerësuese në 13 lokacione në Kosovë. Ankthi i familjeve është i madh, pikëllimi i tyre i thellë, mirëpo qëndrueshmëria e tyre është e lartë dhe ne i kemi borxh që me gjithë dijeninë, mundësitë e aftësitë tona të bëjmë gjithçka që të zbardhet fati i të pagjeturve”, ka deklaruar ai./rtk
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri
Çfarë dihet deri më tani për rrëzimin e aeroplanit në Kazaki...
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët