Në mbledhjen e 103 të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendimi i fundit lidhur me çështjen e targave.
I pari i qeverisë ka treguar për vendimin për targat që do të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime.
“Targat PR, KM, PZ, KL UR, PE, DA apo GJA, janë targa ilegale.
Qeveria e Republikës së Kosovës përmes vendimit ka obliguar pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtit ti kthejnë në targa legale RKS.
Ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshme edhe me ministrin e linjës dhe organet e tjera të sigurisë dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim i cili bënë sekuensim dhe shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi.
Më konkretisht për tri javë duke filluar nga data 1 nëntor deri me datën 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë me 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.
Pra, me këtë rast nëpërmjet këtij sekuestrimi dhe shkallëzimi në tregojmë edhe njëherë seriozitetin tonë që padyshim ta zbatojmë vendimin që e kemi marrë por në të njëjtën kohë të ju japin edhe një shansë të gjithë atyre që duan të integrohen.
Kjo është mënyra që edhe ta zbatojmë rendin dhe ligjin por në anën tjetër ta kemi përgjigjen tonë për ndjeshmërinë e shtuar edhe ndërkombëtare sa i përketë paqes dhe sigurisë në vendin tonë por jo vetëm”, tha Kurti./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...