Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri, derisa ka thënë se këto sulme kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë.
Kryeministri Kurti ka thënë se janë akte kriminale dhe terroriste me qëllim frike, por në Kosovë nuk mund të ketë asnjë individ apo strukturë më i fuqishëm së shteti i Kosovës.
“Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.
Të enjten pak para mesnate është sulmuar objekti i komunës së Zveçanit. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa është dëmtuar hyrja e objektit të komunës dhe disa vetura./rtk
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja